|
Shqiptarët dhe serbët në takimin e rradhës | |||||||||||||||||||||||
Prishtina dhe Beogradi do të diskutojnë të hënën në Vjenë lidhur me planin e modifikuar të treshes ndërmjetësuse ndërkombëtare për Kosovën. Dokumenti në fjalë nuk paragjykon statusin të Kosovës, por ofron disa propozime për raportet e ardhshme të Prishtinës dhe të Beogradit, mbi bazën e të cilave mund të arrihet deri te zgjidhja. Plani prej 14 pikësh është shqyrtuar në takimin e fundit me palët në bisedime, por si shqiptarët ashtu edhe serbët kanë dhënë vërejtjet e tyre. Përfaqësuesi amerikan, ai evropian dhe homologu i tyre rus pritet të zhvillojnë takime të ndara me udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe me ata të Serbisë. Në seancën e pasditës treshja do të organizojë një përballje të re qëndrimesh mes Prishtinës dhe Beogradit. Ekipi Negociator i Kosovës, para nisjes për në Vjenë, ka deklaruar se në takimin e së hënës do të diskutojë vetëm për traktatin e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dokument ky që është hedhur poshtë nga pala serbe. Presidenti Fatmir Sejdiu ka përsëritur se 10 dhjetori shënon fundit e procesit negociator për zgjidhjen e statusit. Ai ka lënë të kuptohet se Prishtina po përgatitet për shpalljen e njëanshme të pavarësisë me mbështetjen e perëndimit. Nga ana tjetër, presidenti serb Boris Tadiç ka paralajmëruar se Serbia mund të provojë një periudhe mungese të qetësisë nëse shqiptarët e Kosovës në mënyrë të njëanshme e shpallin pavarësinë. Në një intervistë për agjencisë franceze të lajmeve AFP, presidenti Tadiç tha se një veprim i tillë i shqiptarëve do të nxiste jostabilitetet të menjëhershëm në Serbi. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Tadiç paralajmëron kundër pavarësisë unilaterale04 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Afati 10 dhjetor vendimtar për statusin02 nëntor 2007 | Rajoni Integrimi në NATO dhe BE - përparësi01 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Ahtisaari: 'Plani im kompromisi më i mirë'31 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||