|
Integrimi në NATO dhe BE - përparësi | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, tha të mërkurën në mbrëmje gjatë një pritje me ambasadorët dhe trupin diplomatik në Tiranë se Shqipëria po bën progres të dukshëm në rrugën e integrimit ndërsa shpalli si përparësi të saj integrimin në NATO dhe BE. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të zvogëlojë perimetrin e pasigurisë brenda kontinentit Evropian, tha Topi, ndërsa theksoi se edhe anëtarësimi në BE është një sfidë e hapur. "Bisedimet zhvillohen në Bruksel por reformat duhet të bëhen në Shqipëri", theksoi presidenti Topi. Ndërkaq, duke folur për çështjen e Kosovës presidenti i Shqipërisë tha se ajo është e duhet të jetë e pavarur. Ai tha se Kosova është një çështje evropiane dhe se integrimi i Serbisë në BE dhe NATO mund të merret në konsideratë edhe në varësi të qëndrimit konstruktiv ose jo të Beogradit në proçesin mjaft të rëndësishëm rajonal, evropian e më gjerë, për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. "Shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk është skenari i preferuar për Shqipërinë, por nëse kjo është e vetmja alternativë që i lihet Kosovës, rajonit e vendeve që kanë investuar kaq shumë në stabilitetin e tij, atëhere është një përgjegjësi dhe detyrim moral të hidhet hapi tjetër", deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi duke shprehur vendosmëri për t’i qëndrurar pranë Kosovës në përcaktimin e të ardhmes së saj. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||