BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 29 tetor 2007 - 10:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Topi takon Cërvenkovskin
Pamje nga qyteti i Ohrit (arkiv)
Presidentët e Shqipërisë dhe Maqedonisë takohen në Ohër
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi takohet të hënën në Ohër me Presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Ky do të jetë takimi i parë i presidentëve të dy vendeve fqinjë.

Z. Topi u zgjodh në postin e presidentit të Shqipërisë para tre muajsh.

Pritet që gjatë takimit dy krerët e shtetit të bisedojnë për perspektivat euroatlantike të dy vendeve dhe sigurinë në rajon.

Shqipëria dhe Maqedonia vlerësojnë se si dy vende fqinje, kanë marrëdhënie të nivelit të lartë.

Vizion i përbashkët

Marrëdhëniet janë intensifikuar në kuadër të Kartës së Adriatikut, ku dy vendet, bashkë me Kroacinë bëjnë përpjekje për t'u anëtarësuar në NATO.

Dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nga kabineti i presidentit maqedonas thuhet se pritet që takimi i Ohrit të jetë në linjë të marrëdhënieve të deritanishme.

Dy krerët e shtetit do të flasin për reformat dhe masat që po ndërmarrin dy vendet për të shpejtuar anëtarësimin në BE dhe NATO.

Por temë diskutimi, siç thuhet, do të jetë edhe procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës si dhe çështjet e sigurisë në rajon.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>