BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 05 tetor 2007 - 10:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Zëdhënësi i KFOR-it për AKSH-në
Policë të KFOR-it në Kosovë
Bonneau thotë se popullata e mbështet përkushtimin KFOR-it.
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë kanë deklaruar se paraqitja e njerëzve të armatosur shënon një provokim dhe kanë paralajmëruar se do të luftojnë të gjithë ata që përpiqen të përshkallëzojnë situatën në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Bertrand Bonneau, i tha BBC-së se forcat paqeruajtëse nuk shohin ndonjë kërcënim për momentin në Kosovë.

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me kolonelin Bonneau dhe i kërkoi një reagim pas paraqitjes së AKSh-së në një pjesë të Kosovës.

Bertrand Bonneau: Do ta rikonformoj fuqishëm edhe njëherë se KFOR-i së bashku me SHPK-në dhe me policinë e UNMIK-ut, do të reagojë ndaj çdo individi ose grupi që provojnë të minojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Dhe unë e di se popullata e mbështet përkushtimin tonë në Kosovë.

BBC: A i konsideroni ata të jenë një kërcënim për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovë, nëse ekzistojnë?

 Këto që po ndodhin mendoj se janë vetëm provokime. Por ne jemi këtu të sigurojmë mjedisin.
Bertrand Bonneau

Bertrand Bonneau: Shikoni, gjatë zhvillimit të procesit demokratik të zgjedhjeve dhe gjatë procesit të bisedimeve për statusin, çdo kush duhet të përmbahet nga çdo veprim provokativ, ashtu siç është edhe ky.

BBC: Por ata kanë dalë në RTK. Pra, ekzistojnë?

Bertrand Bonneau: RTK-ja ka shfaqur një grup të njerëzve të maskuar. Nëse do t'i takojmë do të reagojmë fuqishëm ndaj tyre dhe, të jemi të qartë se KFOR-i po e vëzhgon nga afër situatën në Kosovë.

Tash për tash ne nuk shohim ndonjë kërcënim shtesë për mjedisin. Këto që po ndodhin mendoj se janë vetëm provokime. Por ne jemi këtu të sigurojmë mjedisin. Po e vëzhgojmë këtë paraqitje dhe ne do t'u përgjegjemi atyre.

BBC: Pra ju jeni duke i kërkuar këta njerëz?

Bertrand Bonneau: Çdo ditë, që nga viti 1999 në Kosovë, KFOR-i është këtu për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë. Ne do të luftojmë ndaj të gjithë atyre njerëzve që duan të minojnë këtë.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>