|
Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë | |||||||||||||||||||||||
Gjermania dhe Franca kanë këmbëngulur se çdo ndihmë financiare për të ndihmuar Greqinë që ajo të tejkalojë problemin me borxhin e madh duhet të varet nga ulja e shpenzimeve të autoriteteve greke. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, i deklaroi gazetës, Bild se nuk kishte garanci se Gjermania dhe BE-ja do të aprovonin ndihmën për Greqinë. Ai tha se vendimi do të varej nga kursimet e vazhdueshme të qeverisë greke. Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde duke folur për gazetën franceze, Journal du Dimanche tha se Greqia nuk kishte përmbushur zotimet e bëra në të kaluarën. Ajo tha se lëvrimi i ndihmës duhet të verifikohej në mënyrë strikte. Ditën e premte Greqia kërkoi aktivizimin e paketës së ndihmës me vlerë 60 miliard dollarë nga partnerët e BE-së dhe FMN-ja. Kriza e shkaktuar nga defçiti buxhetor në Greqi dominoi edhe takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën Botërore. Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull dhe janë rritur zërat kundër pranimit të këtij borxhi të madh. Shefi I FMN-së u përpoq të sigurojë opinionin publik në Greqi lidhur me politikat e institucionit të tij. Dominique Strauss-Kahn është i ndërgjegjshëm për shqetësimet në Greqi lidhur me politikat që vendit i duhet të ndjekë për të marrë ndihmën financiare. Ai tha se FMN-ja kishte si objektiv të ndihmonte vendet në vështirësi, por ai nuk hodhi dritë mbi politikat e mundshme. Besohet se fjala është për më shumë ulje të shpenzimeve. | LOKALE Kriza greke dominon në takimin e FMN-së24 prill 2010 | Faqja Kryesore Greqia kërkon aktivizimin e paketës së ndihmës23 prill 2010 | Faqja Kryesore Një tjetër grevë 24 orëshe në Greqi22 prill 2010 | Faqja Kryesore Bisedime të gjata në Athinë për daljen nga kriza21 prill 2010 | Faqja Kryesore Greqia dhe FMN bisedojnë rreth paketës 21 prill 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||