BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 21 prill 2010 - 11:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Greqia dhe FMN bisedojnë rreth paketës
Greqia
Qeveria greke ka filluar konsultimet mbi mekanizmin ndihmës, i cili, sipas ministrit grek të financave do të mund të aktivizohet në çdo moment që Greqia e gjykon të nevojshme.

Zyrtare te FMN se dhe BE po takojnë ministrin grek te financave për të finalizuar detajet e paketës së ndihmës financiare me vlerë disa miliarda dollarë për të ndihmuar Greqinë në pagimin e borxheve të saj.

Analistët thonë se grekët mund të ndodhen përballë masave të rrepta të pritet të njoftohen nga FMN.

Ministri grek i financave, ka përsëritur edhe njëherë se qeveria do të vendosë për aktivizimin e mekanizmit të ndihmës, atëherë kur kjo të jetë e nevojshme. Dhe sipas tij, kjo hë për hë, nuk është ngutshme.

"Nuk ka gjasa që edhe gjatë muajit maj Greqia të gjendet e varur. Pasi, ose nga tregjet, ose nëpërmjet mekanizmit të ndihmës, do të kemi fondet që na nevojiten për muajin maj", tha ministri Papakonstandinu gjatë një konference shtypi.

Ai la të kuptohet se edhe pa u vendosur modelitetet e mekanizmit, Greqia mund të marrë disa prej kredive të premtuara nga vendet e eurozonës.

"Që nga momenti që ekziston mekanizmi, vendet e eurozonës janë të obliguara për kredi afatshkurtëra, derisa të kryhen të gjitha modalitetet", tha ministri.

Kreu i eurozonës, Zhan Klod Junker, tha që nëse Greqia kërkon ndihmë, "eurozona do të marrë përgjegjësitë e veta, pasi nëse paratë nevojiten, ato ekzistojnë".

Ndërkaq, guvernatori i bankës së greqisë, Joanis Provopulos, u shpreh në favor të aktivizimit të menjëhershëm të mekanizmit.

"Me mbështetjen e këtyre tre organizmave kaq relevantë, do të mund të kemi një rehabilitim të kredibilitetit të vendit dhe të kalojmë nga cikli i problemeve në një cikël pozitiv për Greqinë. Le të jemi optimistë", deklaroi guvernatori në prani të presidentit të republikës.

Modalitetet e mekanizmit të ndihmës do të diskutohen që prej ditës së sotme në Athinë, ku ka mbërritur një ekip i madh ekspertësh, rreth 20 vetë, nga Komisioni Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>