BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 24 prill 2010 - 16:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kriza greke dominon në takimin e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Greqia do të domiojë në mbledhjen e FMN-së
Kriza e shkatuar nga defçiti buxhetor në Greqi pritet të dominojë takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën Botërore.

Korrspondentë thonë se FMN-ja, e cila ka premtuar të veprojë menjëherë në rast se Greqia kërkon ndihmë financiare, mendohet se di kërkojë Athinës që të marrë masa më të ashpra, gjë që do sjellë greva dhe protesta të mëtejshme.

Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull, dhe opozita për pranimin e këtij borxhi të madh është duke u rritur.

Ministri grek i Financës George Papaconstantinou do të takohet me shefin e FMN-së Dominique Strauss-Kahn si dhe me komisionerin e BE-së për ekonominë Olli Rehnin.

Të premten, Greqia i kërkoi BE-së dhe FMN-së aktivizimin e borxhit.

Ndërkohë, ministrat e financave të 20 ekonomive më të mëdha kanë thënë se megjithë problemet ekonomike me të cilat përballet Greqia, ekonomia globale po dilte nga recesioni më i rëndë në dekada, shumë më shpejt seç pritej.

Pas bisedimeve në Washington, ato thanë se ky rikuperimi i shpejtë ishte pjesërisht falë shumave të mëdha monetare që vetë qeveritë kishin futur në ndihmë të ekonomive të tyre.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>