BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 18 mars 2010 - 13:37 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kryeministri grek i kërkon ndihmë Parlamentit Evropian
Jorgos Papandreu
Kryeministri Papandreu kërkon ndihmë nga BE-ja
Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu ka thënë se qeverisë së tij po i kërkohet të paguajë një interes tepër të lartë për huatë që po merr në tregjet ndërkombëtare.

Ai i kërkoi Parlamentit Evropian, ku mbajti një fjalim, që parlamenti t'i premtonte Greqisë se do ta ndihmonte atë duke i ulur përqindjet e interesit që i kërkohet të paguajë, në mënyrë që Greqia të mundë të përballojë krizën ekonomike.

Z.Papandreu tha se interesi i lartë do ta pengonte qeverinë e tij të ndërmarrë masat e duhura për të zvogëluar deficitin.

Ai tha se nëse nuk do të merrte ndihmë nga Evropa do t'i drejtohej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë shërbimi i taksive dhe pikat e karburantit në Greqi do të mbajnë grevë në shenjë proteste ndaj masave të qeverisë.

LOKALE
BE bie dakort për të ndihmuar Greqinë
16 mars 2010 | Faqja Kryesore
Greqia paralizohet nga Greva
11 mars 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>