|
BE-ja bën gati një paketë shpëtimi për Greqinë | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Evropian pritet të miratojë një paketë miliarda dollarëshe për t'i ardhur në ndihmë Greqisë për ta nxjerrë nga kriza financiare. Kjo paketë do të jetë gati, në rast se Greqia do të kërkojë ndihmë për të dalë nga kriza ekonomike. Deri tani Greqia nuk ka kërkuar ndihmë. Zyrtarë në Bruksel thonë se paketa që do të miratohet së shpejti, mendohet të finalizohet që të hënën. Greqia ka një defiçit prej 12.7%, katër herë më të lartë se ç'lejohet në eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 % këtë vit dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur TVSH-në. Këto masa të ashpra kanë shkaktuar një zemëratë të thellë në publik dhe gjithashtu kanë sjellë shvleftësimin e euros. Korrespondenti i BBC-së në Bruksel, Gavin Hewitt thotë se shpresohet që kjo paketë shpëtimi të jetë aty vetëm në rast urgjence dhe jo një domosdoshmëri. Gjermania dhe Franca mendohet se janë kontribuesit më të mëdhenj deri tani, ndërsa nga Britania nuk ka patur ndonjë ofertë, thotë korrespondenti i BBC-së. | LOKALE Kërkohet ndalimi i spekulimeve financiare nga BE12 mars 2010 | Faqja Kryesore Greqia paralizohet nga Greva 11 mars 2010 | Faqja Kryesore Greqia vazhdon protestat për ekonominë05 mars 2010 | Faqja Kryesore Greqia përballet me masa të reja financiare03 mars 2010 | Faqja Kryesore Rehn mbështet masat shtesë të Greqisë02 mars 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||