|
Greqia vazhdon protestat për ekonominë | |||||||||||||||||||||||
Greqia është përgatitur për një seri grevash të thirrura nga sindikatat e punonjësve, në shenjë proteste ndaj masave ashpra ekonomike të prezantuara nga qeveria. Fluturimet brenda dhe jashtë vendit përballen me probleme, pasi punonjësit e kontrollit të trafikut ajror janë hedhur në grevë. Probleme pritet të ketë edhe në lidhjet e tjera me transport. Dy sindikatat kryesore, që përfaqësojnë gati gjysmën e forcës punëtore në Greqi u kërkoi anëtarëve të tyre të braktisin vendet e punës në mesditë dhe të protestojnë kundër uljes së rrogave, ngrirjes së pensioneve dhe rritjes së taksave. Konfederata e Përgjithshme e Punës thot se programi do të ketë pasoja të pakthyeshme mbi punëtorët dhe penalizon taksapaguesit e ndershëm. Një zëdhënës tha se larg frenimit të krizës, këto taksat do të rrisin papunësinë, do të shkatërronin mirëqënien dhe do të mbysnin ativitetin ekonomik. Masat e reja Qeveria greke shpalli të mërkurën masa të rrepta ekonomike, që përbëjnë ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë. Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës. Greqia duhet të ulë defiçitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill. Kryeministri Jorgo Papandreu e krahasoi krizën e buxhetit, të cilën po përjeton vendi me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit. Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave. Sindikatat kanë zhvilluar greva kundër planeve të qeverisë dhe ministri i ekonomisë ka paralajmëruar që këto masa të jenë të drejta nga ana sociale. | LOKALE Greqia përballet me masa të reja financiare03 mars 2010 | Faqja Kryesore Rehn mbështet masat shtesë të Greqisë02 mars 2010 | Faqja Kryesore Rehn kërkon masa shtesë nga grekët 01 mars 2010 | Faqja Kryesore Greqia shikon nga FMN për daljen nga kriza17 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Greqia përfshihet nga një grevë e madhe 24 shkurt 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||