BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 03 mars 2010 - 17:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Greqia përballet me masa të reja financiare
Kryeministri Papandreou
Papandreou ka folur me tone dramatike
Qeveria greke ka shpallur disa masa të rrepta ekonomike me një vlerë 6.5 miliardë dollarë, në ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë.

Ndër masat e reja është ngrirja e pensioneve, ulja e rrogave të nëpunësve të administratës dhe shtimi i disa taksave.

Pensionistët në Athinë kanë protestuar kundër masave të reja. Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës. Greqia duhet të ulë defiçitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill.

Kryeministri George Papandreou e krahasoi krizën e buxhetit të cilën po përjeton vendi me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit.

Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave.

Sindikatat kanë zhvilluar greva kundër planeve të qeverisë dhe ministri i ekonomisë ka paralajmëruar që këto masa të jenë të drejta nga ana sociale.

Ton 'alarmant'

"E gjejmë veten në një situatë lufte, të përballur me skenarë negativë për vendin," i tha grupit të tij parlamentar në prag të takimit z. Papandreou.

Ai shtoi se Greqisë i duhej të shmangte falimentimin, skenarin në të cilin shteti nuk do të ishte në gjendje të paguante rrogat dhe pensionet.

Korrespondentët thonë se z. Papandreou gjatë muajve të fundit ka përdorur tone dramatikë për të përshkruar problemet financiare të vendit, por ky i fundit ishte më alarmanti.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>