|
BE bie dakort për të ndihmuar Greqinë | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakort që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta. Pas një takimi në Bruksel ata nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë Greqine por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje. Për javë të tëra tregjet financiare dhe kreditore po prisnin ndonjë përgjigje nëse do të vinte mbështetja e premtuar e BE-së për Greqinë. Tani përgjigjja ka ardhur por e pjesëshme. Pas katër-orësh takimi ministrat e financave të 16 vendeve që ndajnë monedhën euro njoftuan se kishin rënë dakord rreth mjeteve me të cilat vendet që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane do të koordinojnë ndihmën për Greqi - nëqoftëse ajo dëshmohet si e domosdoshme. Udhëheqësi i Eurozones, zyrtari i Luksemburgut, Zhan Klod Junker tha se plani ishte që të mbushen zbrazëtirat financiare që mund të shfaqen në betejën e Greqisë për të kontrolluar financat e saj. Krerët e BE do të vendosin për detaje të e kesaj pakete financiare të shpëtimit gjatë një takimi më 25 dhe 26 të këtij muaji. Por kjo është ende larg nje marrveshjeje të prerë. Ky njoftim në prag të takimit të ministrave financiar këtu në Bruksel ishte dukshëm i shkurtër në detaje. Kreu i grupit te Eurozones tha se masat të cilat po i ndërmerr Greqia kanë mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera financiare dhe ekonomike. I pyetur nëse ndihma për Greqinë do të ishte në formën e garancive të kredisë, zoti Junker tha se jo. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||