|
Rrëzohet projektligji për klimën në Australi | |||||||||||||||||||||||
Parlamenti australian ka hedhur poshtë një projektligj për këmbimin e kuotave të dioksidit të karbonit. Kjo çështje është në qendër të planeve qeveritare për të luftuar ndryshimin e klimës. Kryeministri, Kevin Rudd, kishte shpresuar që projektligji do të votohej në ligj përpara konferencës për ndryshimin e klimës, javën e ardhshme. Por për të dytën herë, Dhoma e lartë e parlamentit, senati, nuk i votoi planet, për të cilat skeptikët thonë se do të dëmtojnë ekonominë. Ministrja për ndryshimin e Klimës, senatorja Penny Wong, i akuzoi anëtarët e opozitës si mohues të ndryshimit të klimës dhe që nuk ishin në një hap me botën. "Kjo do të thotë që ne të bëjmë pjesën tonë për një marrëveshje globale." "Kjo do të thotë që ne të bëjmë pjesën tonë për t'iu përgjigjur asaj që është një sfidë globale." "Qeveria nuk ka pretenduar kurrë që ky vend mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem." "Ajo që ne u kemi thënë australianëve është që ky komb duhet të veprojë gjithashtu, " tha ministrja australiane. | LOKALE Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë01 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore Kina angazhohet me shifra konkrete për klimën26 nëntor 2009 | Faqja Kryesore 'Nuk dihet' fati i fondeve për klimën25 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Qëndrimet në Kopenhagë për klimën 17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore APEC tërhiqet nga zotimi për klimën 15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||