BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 27 nëntor 2009 - 15:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
India jep sinjale për qëndrimin ndaj klimës

Emetime të gazit prej industrisë
India kërkon që vendet e pasura të kontribuojnë më shumë
Bisedimet diplomatike dhe politike për ndryshimin e klimës janë duke u zhvilluar me vrull përpara samitit për Klimën në Kopenhagë.

Vendet në zhvillim takohen në Pekin për të koordinuar një qëndrim të përbashkët.

Ditën e enjte, Kina zbuloi objektivat e saj për të kufizuar emetimet që shkaktojnë efektin serë.

Duke folur në një gazeta lokale përpara vizitës në Pekin, ministri Indian i Mjedisit, Jairam Ramesh, tha se premtimi i Kinës për të kufizuar emetimet ka shërbyer si një thirrje për t'i zgjuar për Indinë.

Ai tha se Dehli do të duhet ta rishikonte strategjinë e tij dhe për të qënë më fleksibile e për të shmangur izolimin në samitin në Kopenhagë.

Deri tani, India ka refuzuar të bëhet pjesë e uljeve të emetimeve, derisa vendet perëndimore të premtojnë të realizojnë objektivat.

India është vendi i katërt në botë, përsa i takon emetimeve, por argumenton se emetimet për frymë janë më të vogla se në vendet e zhvilluara.

Nuk është e qartë nëse komentet e zotit Ramesh janë tregues për një ndryshim të qëndrimit të Indisë.

LOKALE
Kina angazhohet me shifra konkrete për klimën
26 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
'Nuk dihet' fati i fondeve për klimën
25 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
SHBA dhe Kina sa afër aq dhe larg
18 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
Qëndrimet në Kopenhagë për klimën
17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
APEC tërhiqet nga zotimi për klimën
15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>