|
SHBA dhe Kina sa afër aq dhe larg | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Obama ka përfunduar vizitën shtetërore në Kinë në të cilën të dy palët vlerësuan lidhjet midis tyre. Por analistët thonë se asnjë prej palëve nuk ka ndryshuar qëndrim. Në takim me kryeministrin Wen Jiabao, zoti Obama tha se SHBA dhe Kina ishin duke lëvizur përtej një marrëdhënie të bazuar në tregti dhe ekonomi, tek një që përfshin sigurinë klimatike dhe ndërkombëtare. Zoti Wen tha se dialogu ishte më mirë se konfrontimi. Uashingtoni gjithashtu thotë se monedha kineze mbahet artificialisht në nivele të ulta duke i zënë frymën konkurencës dhe duke penguar rimëkëmbjen globale. Ndërsa Kina është e shqetësuar se politikat financiare amerikane janë duke influencuar investimet e mëdha të saj në SHBA. Vizita në Seul Presidenti Obama e përfundon turneun e tij aziatik në Korenë e Jugut. Ai shkon atje në kohën kur vazhdon kriza lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut. Presidenti Obama do të kalojë më pak se 24 orë në Korenë e Jugut, por atje do të ketë çështje të rëndësishme për të diskutuar. Takimi me homologun e tij koreanojugor Lee Myung-bak, do të fokusohet në mënyrat se si të bindet Koreja e Veriut për t'u rikthyer në bisedimet për çarmatimin bërthamor, të cilat i braktisi në muajin prill. Që prej asaj kohe, Pheniani ka kryer një test bërthamor dhe ka rifilluar pasurimin e uraniumit. Teksa Koreja e Jugut flet për një paketë të re stimujsh dhe përfitimesh ekonomike, nëse Veriu heq dorë nga bomba atomike, kjo perspektivë duket ende e largët. Në axhendën e bisedimeve pritet të jetë gjithashtu edhe marrëveshja për Tregtinë e Lirë, e firmosur nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut më shumë se dy vjet më parë. Kjo marrëveshje nuk është ratifikuar ende dhe mbahet në Uashington prej shqetësimeve lidhur me pasojat që do të ketë mbi industrinë e makinave. | LOKALE Kina kërkon dhënie fund të proteksionizmit17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Obama insiston për liritë në Kinë 16 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Obama kërkon të lirohet San Suu Kyi15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Obama premton më shumë bashkëpunim14 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Obama viziton Azinë13 nëntor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||