|
Obama kërkon të lirohet San Suu Kyi | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Barack Obama i ka kërkuar personalisht kryeministrit të Birmanisë, gjeneralit Thein Sein, që të lirojë udhëheqësen e opozitës, Aung San Suu Kyi. Ai e përcolli këtë mesazh gjatë një takimi në Singapor me udhëheqësit e dhjetë vendeve që bëjnë pjesë në organizatën e Azisë Juglindore. Njoftimin e dha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. "Presidenti, siç e dini po zhvillonte një takim të programuar me udhëheqësit e dhjetë vendeve të Aseanit." "Në këtë takim ai e ngriti sërish kërkesën e lirimit të udhëheqëses së opozitës në Birmani, Aung san Su Kyi, ashtu siç pat deklaruar edhe në Japoni." "Pra ai e ngriti këtë çështje drejtpërdrejtë, para qeverisë së Birmanisë," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit që u zhvillua të djelën në Singapor, bëhet thirrje që zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Birmani javën e ardhshme, të jenë të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, por nuk përmendet lirimi i udhëheqës së opozitës në Birmani. Nga Singapori, zoti Obama ka mbërritur në Shangai në kuadrin e turneut të tij aziatik. Disa qarqe në Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si një kërcënim gjithnjë e më të madh për Amerikën. Ndërsa vetë presidenti Obama e ka përshkruar Kinën si partnere jetike dhe si konkurrente. Presidentit Obama i duhet bashkëpunimi i Kinës për të trajtuar shumë prej çështjeve më të rëndësishme në axhendën e tij, si riaktivizimi i ekonomisë globale, marrja e masave për të përballuar ndryshimet e klimës, mospërhapja e armëve bërthamore e deri te roli i mundshëm i Kinës në përmirësimin e situatës në Afganistan. Disa kanë shprehur shqetësim se zoti Obama nuk po e ngre zërin sa duhet për çështje të tilla si Tibeti apo të drejtat e njeriut, pasi Kina ka potencialin ta ndihmojë Amerikën t'i përmbushë objektivat e mësipërme. | LOKALE Aung takohet me një ministër të qeverisë në Birmani07 tetor 2009 | Faqja Kryesore Amerikani, John Yettaw largohet nga Birmania16 gusht 2009 | Faqja Kryesore Aung San Suu Kyi shpallet fajtore11 gusht 2009 | Faqja Kryesore Aung Suu Kyi shpallet fajtore11 gusht 2009 | Faqja Kryesore Shtyhet vendimi për Aung San Suu Kyi31 korrik 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||