 | | | John Yettaw hyri në shtëpinë e zonjës Suu Kyi |
Amerikani, John Yettaw, që u burgos në Birmani të martën pasi kishte hyrë pa leje në shtëpinë e udhëheqëses pro demokracisë, Aung San Suu Kyi, ka arritur në Tajlandë pasi u largua nga vendi me një avion ushtarak. Ai shoqërohej nga senatori amerikan, Jim Webb, që siguroi lirimin e tij nga dënimi shtatë vjeçar me burg pasi bisedimeve me udhëheqësin ushtarak të Birmanisë, gjeneralin Than Shwe. Senatori Webb gjithashtu pati një takim të veçantë me zonjën Suu Kyi dhe i bëri thirrje autoriteteve ta lironin atë. Disidentët birmanezë kanë paralajmëruar se udhëtimi i zotit Webb mund të shihej si aprovim që i bëhej trajtimit jo të mirë që qeveria ushtarake po i bën Aung San Suu Kyi-së dhe më shumë se 2 mijë të burgosurve të tjerë politikë. |