BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 16 nëntor 2009 - 17:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama insiston për liritë në Kinë

Obama në Kinë
Në fillim të vizitës së tij në Kinë, presidenti Obama ka thënë se nga bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Kinës mund të përfitojë e gjithë bota.

Por në një debat me një audiencë të rinjsh në Shangai, zoti Obama ka thënë se liria e shprehjes, liria e besimit fetar dhe informacioni i lirë janë të drejta univerzale që duhet t'i kenë të gjithë.

Presidenti Obama arriti në Pekin dhe menjëherë shkoi në një darkë me Presidentin Hu Jintao.

Negociatat zyrtare fillojnë të martën dhe pritet të përfshijnë çështje me rëndësi ndërkombëtare si ndryshimet klimatike.

Presidenti Obama më heret tha se kriza ekonomike globale mund të zgjidhet vetëm nëqoftëse Kina dhe Amerika punojnë së bashku.

Dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët pas bisedimeve të nesërme.

Kjo është vizita e parë e presidentit Obama në Kinë dhe siç duket ka filluar mirë.

Ai ka kënaqur mikëpritësit e tij duke shtyer një takim me Dalai Lamën ndërkohë që edhe media shtetërore në Kinë ka theksuar faktin se zoti Obama është presidenti i parë amerikan për shumë vite që viziton Kinën gjatë vitit të parë të presidencës.

Kjo është e rëndësishme sepse shumë vetë në Kinë besojnë se Amerika në të kaluarën ka provuar që të frenojë përparimin e tyre kështu që këtë radhë ata thonë duke vizituar Kinen ai po i jep kushton respektin që ajo meriton.

Megjithatë 'Obamamania' nuk duket të ketë arritur atje ende pasi vizita e tij u përmend shumë pak në median shtetërore, diku 20 minuta pasi kishte filluar emisioni i lajmeve.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>