|
Raporti i BE-së komentohet ndryshe | |||||||||||||||||||||||
Në Tiranë forcat politike lexojnë ndryshe nga njëra-tjetra një raport të Brukselit për liberalizimin e vizave. Por ato pranojnë se zgjedhjet e 28 qershorit janë shansi vendimtar për këtë. Në Tiranë prej disa ditësh është mësuar përmbajtja e një raporti të Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili fillon të shqyrtohet të hënën në Bruksel me ekspertë të vendeve të BE-së. Pritet që në fund të qershorit, vendeve të BE-së t'u rekomandohet heqja e vizave me Maqedoninë që i përmbush, sipas raportit të gjitha kriteret. Shqipëria vlerësohet të jetë mbrapa Malit të Zi dhe Serbisë dhe në një grup me Bosnjë Hercegovinën, në përmbushjen e tyre. Vlerësimi i Komisionit Evropian vjen në kohë fushate zgjedhore në Shqipëri dhe lexohet ndryshe nga forcat politike, por ato pranojnë se zgjedhjet janë prova e vërtetë e Shqipërisë për të përfituar liberizmimin e vizave me vendet e BE-së. Preç Zogaj, Kryetari i Komsionit të Jashtëm të Kuvendit thotë se nuk i vjen mirë që një shqiptar i Maqedonisë, vend që nuk është në NATO, do të lëvizë nëpër Evropë pa viza më shpejt se një shqiptar i Shqipërisë që është një vend antar i Nato-s. Demokratët thonë se premtimi i tyre është për lëvizje të lirë brenda vitit të parë të mandatit të tyre qeverisës dhe se qytetarët duhet të pajisen sa më shpejt me dokumenta identifikimi të sigurta:letra njoftimi dhe pasaporta biometerike. Por Ditmir Bushati ish drejtori i Lëvizjes Evropiane që kandidon për deputet nga PS e opozitës, thotë se qeveria aktuale është përgjegjëse e kësaj ngadalësie në plotësimin e ëndrrës shqiptare për lëvizje të lirë në Evropë. Mësohet se Shqipërisë do t'i duhet edhe një raport tjetër, ai i vjeshtës për të arritur një përfundim që do të varet nga mënyra se si do të kryhen zgjedhjet e 28 qershorit. | LOKALE Shpresë për heqjen e vizave30 prill 2009 | Faqja Kryesore Takimi i Treshes evropiane me Shqipërinë24 shkurt 2009 | Rajoni Hyn në fuqi Marrëveshja Shqipëri-BE01 prill 2009 | Rajoni Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë 01 prill 2009 | Rajoni Maqedonia ratifikon marrëveshjen për vizat23 korrik 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||