|
Shpresë për heqjen e vizave | |||||||||||||||||||||||
Qeveria në Shkup ka thënë se beson se gjatë këtij viti për shtetasit e saj do të hiqen vizat për në vendet e BE-së. Ndërkohë që jepeshin deklarata të tilla në Shkup, nga Brukseli erdhën porosi se vendi edhe pse është në rrugë të mirë për heqjen e vizave, ende duhet të punopjë në përmbushjen e reformave. Maqedonia prej më shumë se tre vjetësh ka statusin e vendit kandidat për në BE, por nuk bën dot përparime që të finalizojë anëtarësimin es aj. Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Ivica Bocevski, ka deklaruar në Shkup se viti 2009, do të mbahet mend si vit kur do të bjerë muri Shengen për qytetarët e Maqedonisë. Qeveria thotë se po ndërmerr të gjitha përgatitjet që ky synim të bëhet realitet. Sipas saj edhe nga vlerësimet që janë bërë nga zyrtarë të BE-së për përmbushjrn e kërkesave për çështjen e sigurisë sinjalet janë pozitive. 'Ende punë' Shpresohet se në fund të vititi 2009, do Maqedonia do të vendoset në listën e vendeve qytetarët e të cilës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet evropiane. Por përderisa bëheshin këto deklarat në Shkup, nga Brukseli erdhën njoftime se puna duhet të vazhdojë. Pas një takmi me Presidentin në ikje Branko Cërvenkovski, Komisioneri për Zgjerim Oli Rehn, ka deklaruar se ndonëse Maqedonia është në rrugë të mirë, ka ende punë për të bërë që të arrihet heqja e vizave. Ai bëri komente edhe për klimën politike, për çka tha se duhet të kapërcehen rivalitetet e panevojshme dhe të krijohet një klimë konstruktive politike për të përshpejtuar integrimin. Maqedonia ka statusi e vendit kandidat prej më shumë se tre vjetësh. Ajo vazhdimisht përpiqet që të marrë një datë për fillimin e negociatave përfundimtare para anëtarësimit, por nga Komisioni Evropian thonë se vendi ende nuk ka përmbushur të gjitha reformat, ndërkohë ndër kriteret janë përfshirë edhe ato politike, sidmos pas zgjedhjeve të vitit 2008, kur pati dhunë të theksuar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||