|
Obama jep mesazh për turqit e thjeshtë | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Obama tha se është thellësisht i angazhuar për të rindërtuar miqësinë mes SHBA-së dhe botës myslimane. Duke folur në Stamboll, zoti Obama tha se komunikimi më i mirë mes njerëzve duhet të tejkalonte mosbesimin. Pas një takimi mes udhëheqësve fetarë dhe një ndalese të shpejtë në Xhaminë Blu dhe Aja Sofinë, presidenti Obama përfundoi turneun e tij në Turqi dhe Evropë me një sesion pyetje-përgjigjesh me studentët të universiteteve në Stamboll. Ai u pyet për konfliktin izraelito-palestinez, Turqinë dhe Bashkimin Evropian, ndryshimin e klimës dhe nëse kishte ndonjë dallim real mes atij dhe paraardhësit të tij George Bush. Ai foli në mënyrë informale me mikrofon në dorë dhe duke ecur pranë publikut teksa i përgjigjej pyetjeve të studentëve. Ditën e hënë ai foli për opinionin elitar në Ankara, ndërsa të martën u përpoq t'i fliste turqve të thjeshtë, përpara se të hypte në avion për të kthyer në Shtetet e Bashkuara. | LOKALE Obama përkrah Turqinë për anëtarësi në BE 06 prill 2009 | Faqja Kryesore Obama jep mesazh për myslimanët 06 prill 2009 | Faqja Kryesore Kryeministri danez, Rasmussen, do të jetë shefi i ri i NATO-s. 04 prill 2009 | Faqja Kryesore Obama bën thirrje për një botë pa armë bërthamore05 prill 2009 | Faqja Kryesore Obama përshëndet samitin 'historik'03 prill 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||