|
Obama bën thirrje për një botë pa armë bërthamore | |||||||||||||||||||||||
Duke folur përpara një mitingu entuziast me pjesëmarrjen e më shumë se 20 mijë vetëve në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë thirrje për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, duke thëne se po deklaronte qartazi angazhimin amerikan për një botë pa armë të tilla. Ai tha se SHBA do të ndërmernin hapat për të pakësuar stoqet e armëve bërthamore në strategjinë e vet të sigurisë, do të pakësonin stoqet e armëve bërthmore dhe do të fillonin një raund të ri bisedimesh për kufizimin e këtyre armëve me Rusinë. Z.Obama tha se administrata e tij do të kërkonte ratifikimin nga Amerika të Traktatit për Ndalimin Ndërkombëtar të provave bërthmore. Por në të njëjtën kohë, Presidenti Obama deklaroi se ai do të avanconte përpara me planin e debatueshëm për ndërtimin e një baze për krijimin e një mburoje raketore në Evropën Qëndore, përsa kohe, tha ai kërcënimi që vjen nga Irani mbetet real. Barak Obama deklaroi në Pragë se në të kaluarën shumë pak vetë imagjinonin se ky vënd ish komunist do të ishte tashmë një vënd i lirë, një vënd anëtar i NATO-s dhe udhëheqës në një Evropë të bashkuar. Republika Çeke është kryesuesja e rradhës e BE-së dhe Presidenti Obama e filloj ditën në bisedime me Presidentin çek Vaclav Klaus. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||