BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 07 prill 2009 - 07:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama jep mesazh për myslimanët
Obama në muzeumin e Ataturkut
Obama foli për rolin e Turqisë në përballimin e sfidave rajonale
Në vizitën e tij të parë në një vend me shumicë myslimane, presidenti Barack Obama deklaroi në parlamentin e Turqisë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në luftë me fenë islame.

Zoti Obama bëri thirrje për një partneritet më të madh mes Amerikës dhe botës myslimane.

"Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame. Në fakt partneriteti ynë me botën myslimane është kritik, jo vetëm për t'i kundërvonë ideologjive që mbjellin dhunë dhe që kundërshtohen nga njerëzit e të gjitha besimeve fetare, por gjithashtu për të shtuar shanset për të gjithë", tha zoti Obama.

Ai tha se Amerika dëshironte një angazhim më të gjerë me myslimanët, mbështetur në interesat dhe respektin e përbashkët.

Më herët zoti Obama lavdëroi Turqinë si një aleat të rëndësishëm dhe i bëri thirrje për të ndihmuar në ngritjen e urave në ndarjet mes botës myslimane dhe asaj perëndimore.

"Ky është një vend që, siç është thënë shpesh, ndodhet në kryqëzimin mes lindjes dhe perëndimit."

"Është një vend që mbart një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur, por që gjithashtu përfaqëson një përzierje traditash të lashta me një shtet që respekton demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe përpiqet për një ekonomi moderne."

"Është një anëtar i NATO-s dhe gjithashtu është një vend me shumicë myslimane dhe, si rezultat, ka njohuri për të gjitha sfidat strategjike rajonale me të cilat përballemi," tha presidenti Obama.

LOKALE
Samit i NATO-s në përvjetor
03 prill 2009 | Faqja Kryesore
Obama përshëndet samitin 'historik'
03 prill 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>