|
Obama përkrah Turqinë për anëtarësi në BE | |||||||||||||||||||||||
Presidenti amerikan, Barack Obama mbrriti në Turqi të dielën në mbrëmje për një vizitë dy ditore, që ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë kohës së Bushit Turqia u kthye në një nga vendet më anti amerikane në botë. Presidenti Obama ka udhëtuar për në Ankara nga Praga, duke nënvizuar pikëpamjen amerikane se Turqia kryesisht myslimane, është një demokraci shekullare, me rrënjë të thella në Europë. Është vizita e tij e parë bilaterale, pas Kanadasë - duke nxjerrë kështu në dukje rëndësinë strategjike që administrate amerikane i jep Turqisë, si një vend i qëndrushëm në një rajon të paqëndrueshëm e kritik. Sarah Turqia ka filluar të ndihet disi me mirë tashmë me Amerikën, fakti që Barak Obama po e viziton vendin kaq shpejt gjatë presidencës së tij, është mirëpritur si një shenjë se SHBA kërkon të riangazhojë Turqinë. Një reflektim ndofta i rolit gjithnjë e më aktiv të Ankarasë në rajon - në çështje që janë në qendër të politikës së jashtme amerikane. Shumica e Turqve po ashtu janë dakort me atë që Presidenti Obama po bën përpjekje për të theksuar identitetin europian të vendit të tyre dhe statusit si vend kryesisht mysliman -- por me një demokraci shekullare. Përkrahja e publikut për Ameriken ra shumë gjatë kohës së presidentit Bush. Ka shumë më shumë simpati për Barack Obamën, i cili është më shumë pro dialogut, sesa konfrontimit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||