BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 03 prill 2009 - 08:24 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Samit i NATO-s në përvjetor

Parullë për NATO-n në Tiranë
Shqipëria është tashmë anëtare e Aleancës
Në Strasburg të Francës nis të premten punimet një samit i Aleancës Veriatlantike.

Samiti mbahet në 60 vjetorin e krijimit të organizatës.

Në punimet e tij pritet të marrë pjesë dhe presidenti amerikan, Barack Obama.

Pritet që ai të kërkojë nga aleatët e NATO-s mbështetje për operacionin ushtarak kundër Al-Kaidës në Afganistan.

Shqipëria dhe Kroacia do të marrin pjesë në punimet e këtij samiti si anëtare me të drejta të plota.

Me anëtarësimin e këtyre dy vendeve të mërkurën, Aleanca është bërë me 28 anëtarë.

Një delegacion i zgjeruar, me shumicën e personaliteteve më të larta shtetërore, udhëtojnë të premten nga Tirana drejt Strasbourgut.

Protesta

Në prag të samitit të enjten policia franceze është përleshur me disa qindra protestues.

Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës për të mos lejuar protestuesit që të shkonin deri në qendër të qytetit.

Në Strasburg dhe në dy qytetet gjermane në kufi me Francën, Baden- Baden and Kehl, ku do të mbahet samiti dyditor, kanë mbërritur mijëra protestues kundër NATO-s.

Ndërkohë, në prag të samitit janë shtuar masat e sigurisë në zonën kufitare mes Francës dhe Gjermanisë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>