BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 03 prill 2009 - 07:37 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama përshëndet samitin 'historik'
Presidenti Obama dhe kryeministri Brown
Z. Obama foli për një samit 'shumë produktiv'
Presidenti amerikan Barack Obama e ka përshkruar samitin e 20 vedneve më të zhvilluara të botës, G20, si një kthesë historike drejt ripërprtëritjes ekonomike botërore.

"Përfunduam një samit shumë produktiv dhe besoj se ai shënon një kthesë historike në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes ekonomike globale," tha z. Obama.

"Nga cilido aspekt, Samiti i Londrës ishte historik", shtoi ai.

"Historik për shkak të përmasave e gamës së gjerë të sfidave me të cilat përballemi dhe për shkak të afatit kohor dhe fuqisë me të cilat reaguam".

Reagime pozitive

Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin - vlerat e aksioneve shënuan rritje.

Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin. Vlerat e aksioneve shënuan rritje.

Megjithatë disa analistë thonë se samiti dha sinjalet e fillimit të disa ndryshimeve thelbësore në ekonomiks.

Ata thonë se nënshkrimi i marrëveshjes për të ashpërsuar regullat në sektorin financiar sinjalizon rënien e kambanave e vdekjes për doktrinën anglo-amerikane se tregjet financiare funksionojnë më mirë pa ndërhyrje.

Ata thonë se samiti shënon dhe një kthesë vendimtare të pushtetit financiar nga vednet e pasura, drejt Azisë dhe botës në zhvillim.

Megjithatë ka shqetësim se vendet më të varfëra do të duhet të mbështeten ende tek vednet e zhvilluara dhe në zhvillim.

Për çfarë u ra dakord

Komunikata e samitit përcakton angazhime të mëdha për të përballuar menjëherë krizën.

G20 ra dakord që të trefishohen fondet për FMN-në.

Në afat të gjatë, përcaktohet një axhendë për të parandaluar kriza të ngjashme.

Në këtë fushë, komunikata ravijëzon pamjen e një ekonomie globale që duket shumë ndryshe nga ajo që ka mbizotëruar gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në disa aspekte kyçe, thotë korrespondenti i BBC-së për Çështje Ekonomike, Andrew Walker.

Ajo sugjeron se tregjeve financiare të mbikëqyrura sipërfaqësisht, po u vjen fundit.

G20-a ka ndërmarrë megjithatë një angazhim të fuqishëm për të mos kufizuar tregtinë globale.

Korrespondenti ynë thotë se është çështje tjetër nëse udhëheqësit e këtyre vendeve do t'i përmbahen këtij angazhim.

Por ai shton se deri në një farë mase, ata ia lidhën duart vetes me kërkesën që i bënë OBT-së për t'i mbajtur në vëzhgim.

Me këtë, nëse ndonjë prej tyre do të shndërrohet në proteksionist, të gjithë të tjerët duhet ta marrin vesh.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>