BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 09 prill 2008 - 05:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Debati në Senat për situatën në Irak

Gjeneral David Petraeus
Gjenerali Petraeus kërkoi që të ketë një pauzë tërheqjeje trupash
Dallimet për politikën në Irak mes tre kandidatëve kryesorë për presidencën amerikane u theksuan gjatë seancës së Kongresit.

Që të tre kandidantët folën gjatë dëshmisë së dhënë nga komandanti amerikan në Irak, gjeneral David Petraeus.

Dhomat e Komisionit të Senatit janë shpesh herë skenë e akteve të një teatri politik, por tre kandidatët presidencialë qëndruan larg gjesteve dramatike, duke i lënë deklaratat e tyre më të mira për fushatë.

Në vend të kësaj, ata iu përmbajtën fjalimeve, për të cilat ishin përgatitur mirë.

Kandidati republikan, John McCain që ka qënë një mbështetës i politikës për rritjen e trupave në Irak, i gjeneralit Petraeus dhe vlerësimit të tij për situatën, ishte në një linjë me komandantin amerikan.

"Ne kemi para nesh një rrugë të vështirë. Rruga alternative është ajo më e kushtueshmja. Amerikanët janë duke rrezikuar gjithçka për të përmbushur misionin e tyre në emrin tonë. "

"Kongresi nuk duhet të zgjedhë që të humbasim në Irak, ne duhet të zgjedhim për të patur sukses", tha zoti McCain.

Ndërsa kandidatja demokrate, Hillary Clinton lexoi deklaratën e përgatitur nga ata që dëshmonin, dëgjoi argumentat e tyre, por nxorri një konkluzion krejt tjetër.

"Pesë vitet e fundit kemi degjuar vazhdimisht nga administrata se gjërat po shkojnë më mirë dhe çdo herë udhëheqësit irakianë nuk kanë arritur të japin rezultate."

"Mendoj se është koha të fillojmë një proces për tërheqjen e trupave, fillimin e rindërtimit të ushtrisë sonë dhe të përqëndrohemi tek sfidat që prezanton Afganistani, grupet globale terroriste dhe problemet e tjera, me të cilat përballet Amerika," tha zonja Clinton.

Kandidati i fundit që foli ishte rivali demokrat i senatores Clinton, Barack Obama.

Edhe ai e ngacmoi gjeneralin Petraeus lidhur me përfitimet që vijnë nga qëndrimi në Irak, por sugjeroi se duhet të vendoseshin thekset dek dialogu me fqinjin Iranin.

"Në mendjen time, - dhe kjo është pika ku ne s'pajtomi, - përfshihet edhe një afat për tërheqjen e trupave. Asnjë nuk po kërkon një tërheqje të menjëhershme, por unë mendoj se kjo duhet të matet me presion gjithnjë e në rritje."

"Nga ana tjetër, një rritje të përpjekjeve diplomatike që përfshin Iranin. Nuk mendoj se ne do të arrijmë ta stabilizojmë situatën pa ata," tha senatori Obama.

Në dëshminë e tij, gjenerali Petraeus bëri thirrje që të ndalej tërheqja e trupave.

Ai tha se kur përforcimet e dërguara vitin e kaluar në Irak, të ktheheshin në muajin korrik në atdhe, të kishte një periudhë pauze për të vlerësuar situatën e sigurisë.

Ai nuk përmendi se sa trupa do të mbeteshin në Irak në kohën kur presidenti Bush të mbaronte mandatin e tij.

Gjeneral Petraeus tha se kishte patur një përparim real që prej rritjes së trupave, por situata ishte e brishtë dhe mund të përmbysej.

LOKALE
Patraeus flet për përparimin në Irak
08 prill 2008 | Faqja Kryesore
Hiqet ndalim-qarkullimi në Bagdad
31 mars 2008 | Faqja Kryesore
Bushi vlerëson operacionin irakian
29 mars 2008 | Faqja Kryesore
Bush mbron politikën amerikane në Irak
19 mars 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>