BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Hiqet ndalim-qarkullimi në Bagdad
Irak
Irak
Ndalim - qarkullimi, që ka penguar jetën normale në Baghdad, gjatë katër ditëve të fundit, është hequr.

Ky vendim i marrë nga autoritetet irakine, pason vendimin e klerikut shiit, Moqtada al-Sadr, për të urdhëruar milicët e ushtrisë Mahdi t'i japin fund luftimeve ndaj trupave qeveritare.

Me qindra vetë janë vrarë në mbarë vendin gjatë ditësh të tëra luftimi, që filluan në Basra përpara se të përhapeshin në qytetet jugore të Bagdadit.

Njoftimet bëjnë të ditur se Basra dukej e qetë pas urdhërit për armëpushim, megjithëse të dielën vonë në Bagdad u dëgjuan disa të shtëna.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>