BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 19 mars 2008 - 10:01 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bush mbron politikën amerikane në Irak
George Bush
Presidenti amerikan George Bush do të përkujtojë pesë vjetorin e luftës në Irak me një fjalim në Pentagon ku do të mbrojë politikën e ndjekur deri tani atje.

Z. Bush do të thotë se nuk dyshonte në nisjen e luftës dhe rrëzimin e Sadam Husseinit pavarësisht se siç pritet ta pranojë, për këtë ishte paguar një çmim i lartë me jetë njerëzish.

Ai do të thotë se sukseset që amerikanët po shënojnë në Irak ishin të pamohueshme.

Dhe në një paralajmërim për kundërshtarët e tij politikë, presidenti pritet të thotë se tani nuk është koha e duhur për të tërhequr.

Homazh trupave

Ndërsa numri i të vrarëve nga personeli ushatrak amerikan kap katërmijëshin, presidenti Bush do t'i bëjë homazh kurajos dhe heroizmit të gjithë amerikanëve në uniformë.

Në pjesët e fjalimit që janë bërë publike nga Shtëpia e Bardhë, z. Bush pritet ta pranojë koston e lartë të luftës në jetë njerëzish dhe në fonde.

Po ai do të ngulë këmbë se sakrifica ishte e nevojshme po të merrej në konsideratë kostoja e dështimit.

Z. Bush do të thotë se sukseset që amerikanët po shënojnë në Irak janë të pamohueshme.

Ai do të pretendojë se operacioni I fundit I madh amerikan atje, i ka hapur rrugën një fitoreje të madhe strategjike në luftën më të gjerë kundër terrorit.

Paralajmërim kritikëve

Në një referencë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj presidencialë, ai do të thotë se kritikët nuk argumentojnë dot më me besueshmërinë e duhur se Amerika po e humbet luftën.

Ai do të argumentojë se niveli i dhunës, në rënie aktualisht, mund të intensifikohej dhe ta linte Irakun në kaos nëse SHBA tërhiqej.

Fjalimi mbahet në një kohë lur Iraku nuk dominon më axhendën politike në SHBA.

Por korrespondenti ynë thotë se optimizmi i z. Bush nuk ndahet nga të gjithë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>