|
Patraeus flet për përparimin në Irak | |||||||||||||||||||||||
Komandanti ushtarak në Irak, gjenerali David Petraeus dhe ambasadori amerikan në Irak, Ryan Cocker pritet të japin dëshmi para Kongresit lidhur me situatën në Irak. Një korrespondent i BBC-së thotë se në një farë mënyre ajo që do të ndodhë në Uashington pritet të jetë e parashikueshme. Gjenerali Petraeus dhe zoti Crocker do të theksojnë atë që ata shohin si përparim në Irak. Gjenerali do të thotë se për shkak se përparimi është i brishtë, duhet të ketë një ndalim të reduktimit aktual të trupave amerikane. Të tre kandidatët për garën presidenciale do të jenë në seancën e Kongresit. Senatori republikan, John McCain identifiohet me politikën aktuale në Irak. Ndërsa kandidatët demokratë, Hillary Clinton dhe Barack Obama e kundërshtojnë këtë politikë në mënyra të ndryshme. | LOKALE Hiqet ndalim-qarkullimi në Bagdad31 mars 2008 | Faqja Kryesore Gjendja e shtetrrethimit pa afat30 mars 2008 | Faqja Kryesore Al Sadr bën thirrje për tërheqje30 mars 2008 | Faqja Kryesore Bushi vlerëson operacionin irakian 29 mars 2008 | Faqja Kryesore Bush mbron politikën amerikane në Irak19 mars 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||