BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 30 mars 2008 - 07:55 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Gjendja e shtetrrethimit pa afat
Irak
Vazhdojnë luftimet midis milicëve shiitë dhe forcave irakiane
Ndërsa situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet në pjesën më të madhe të Irakut qëndror dhe jugor, autoritetet e kanë shtyrë për më tej, pa afat, gjendjen e shtetrrethimit në Bagdad.

Megjithë problemet që kjo gjë po shkakton për popullsinë, korrespondenti i BBC-së në Bagdad thotë se forcat e sigurisë kanë nevojë për më shumë kohë për të rimarrë kontrollin në zona si lagja Qyteti Sadr në Bagdad, një bastijë e milicëve të ushtrisë Mehdi.

Milicët gjithashtu kanë nën kontroll pjesën më të madhe të Basrës ku kanë vazhduar luftimet në të cilat janë përfshirë edhe forcat britanike dhe amerikane.

Në një intervistë, kleriku radikal shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të injorojë thirrjen e kryeministrit, Nouri al-Maliki, që forcat e tij të dorëzojnë armët.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>