|
Tadiq pritet të shpallë zgjedhje të reja | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq thotë se do të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohëshme pas shpërndarjes së qeverisë së koalicionit. Të premten, kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se qeveria që i drejtonte nuk mund të funksiononte për shkak të dallimeve brenda saj lidhur me qasjen ndaj pavarësisë së Kosovës. "Qeveria e Serbisë nuk ka më një politikë të vetme lidhur me një çështje susbstanciale dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, që Kosova të mbetet brenda Serbisë. Një qeveri që nuk ka një politikë të vetme, padyshim, që nuk mund të funksionojë si duhet dhe asaj i ka ardhur fundi. Kjo do të thotë se ne duhet t'ia kthejmë popullit mandatin", tha zoti Koshtunica. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më 11 maj. Zoti Koshtunica e pranoi se qeveria e tij ishte duke kaluar një prej krizave më të mëdha dhe tha se ai nuk u besonte më partnerëve të tij të koalicionit. Qeveria Koshtunica ka qënë në krizë prej kohësh për shkak të dallimeve në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zoti Koshtunica, një nacionalist i moderuar, e përshkroi si të paligjshëm vendimin e vendeve të BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Tadiq thotë se Beogradi do të jetë në gjendje të njohë të drejtën e saj për Kosovën, vetëm nëse anëtarësohet në Bashkimin Evropian. | LOKALE BE i kërkon Serbisë të mos i largohet Europës 05 mars 2008 | Faqja Kryesore Rusia thekson mbështetjen për Serbinë25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Serbët e Kosovës reagojnë pas pavarësisë18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Protesta në Beograd kundër pavarësisë18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Mbledhja e KS-së për Kosovën pa rezultat 18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Chernomyrdin: U përpoqëm t'i ulim palët18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||