|
BE i kërkon Serbisë të mos i largohet Europës | |||||||||||||||||||||||
BE-ja i ka bërë thirrje Serbisë të konfirmojë vendosmërinë e saj për antarësi, mes shqetësimeve në lidhje me një rezolutë të parlamentit serb. Rezoluta bën thirrje që vendi të kundërshtojë lidhjet me BE-në, për shkak të përkrahjes që i ka dhënë BE pavarësisë së Kosovës. Komisioneri i zgjerimit, Olli Rehn, tha se BE-JA ishte e gatshme që të ndihmonte Serbinë për tu afruar me BE-në, por disa deklarata nga Beogradi duket se e përjashtojnë një gjë të tillë. Zoti Rehn prezantoi një paketë masash praktike, për t'i dhënë një shtysë lidhjeve mes vendeve ballkanike dhe BE-së, për të siguruar stabilitet në rajon, dy javë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Olli Rehn tha se BE-ja ishte gati për të ecte përpara në marrëdhëniet me Beogradin, po qe se Serbia ishte e gatshme të bënte të njëjtën gjë. Për fat të keq-- tha ai -- deklarata te veçanata nga Beogradi bëjnë fjalë për tërheqje nga integrimi europian. Parlamenti serb pritet që të votojë brenda disa ditësh në një rezolutë që kundërshton të gjitha lidhjet zyrtare me BE-në, po qe se BE-ja nuk tërheq përkrahjen për pavarësinë e Kosovës. Por ndërsa sondazhet tregojnë se afërsisht 70% e serbëve duan të anëtarësohen në BE, zoti Rehn i bëri thirrje qeverisë në Beograd për të dëgjuar atë që ai e quajti, shumicën e heshtur dhe riafirmoi vendosmërinë për lidhje më të ngushta. Në të njëjtën kohë komisioneri i zgjerimit europian ofroi një paketë masash konkrete te përcaktuara për të shtuar përkrahjen e publikut në Ballkan për reformat që duhen për anëtarësim në BE. Këtu përfshihen një numër bursash, masa për heqjen e vizave dhe më shumë hua për të përmirësuar infrastrukturën e transportit si edhe lidhjet me pjesën tjetër të Europës. BE-ja shpenzon më shumë për person në Ballkan, sesa në pjesë të tjera të botës, por ekziston mendimi i përbashkët se duhet bërë më shumë për për të siguruar stabilitetin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||