|
BE diskuton për takimin | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për unitet përpara fillimit të takimit të tyre në Bruksel që ka si qëllim gjetje të një pozicioni të përbashkët, pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës. Duke shkuar në këtë takim, shefi i BE për çështjet e jashtme dhe ato të sigurisë, Javier Solana, bëri thirrje për qetësi. "Ne presim që të gjithë të sillen me përgjegjësi. Ne nga BE kemi vendosur për të dërguar një mision. Do të jetë një mision stabiliteti, mision i ligjit, një mision që do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit. Ky është qëllimi ynë, por le të presim derisa të mbarojmë takimin e sotëm, por ndërkohë dua që t'i bëj një apel të gjithëve që të jenë të përgjegjshëm në veprimet e tyre Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband dha këtë reagim pak para fillimit të takimit "Ka rëndësi që ne të njohim që të gjithë vendet e ballkanit perëndimor janë vende evropiane dhe kështu është kritike që Evropa të tregojë një udhëheqje të vërtetë në atë se si të sigurojë që paqja dhe stabiliteti janë në qendër të ditës në ballkanin perëndimor" Ai tha më tej se shtetet individuale do të kenë mundësi të vendosin se çfarë rrugë duhet ndjekur: "Ne kemi përgjegjësi si ministra të jashtëm për të ndjekur vendimet e Këshillit të Evropës në dhjetor për të dislokuar një mision evropian dhe kjo është çka do të bëjmë dhe më pas, pas diskutimit do të jetë për vendet individuale të vendosin se çfarë do të bëjnë" Zoti Miliband hodhi poshtë idenë se njohja e Kosovës si vend i pavarur do të jetë një precedent i rrezikshëm "Mendoj se ka shumë rëndësi që e tërë Evropa të jetë dakord se kjo është situatë unike. Këtu ne jemi pas ditëve të tmerrshme të 90, një protektorat të OKB brenda një vendi sovran. Kjo është situatë unike që nuk përcakton precedent. Dhe ju do të gjeni se çdo ministër i jashtëm Evropian këmbëngul se kjo është një situatë që është unike që meriton reagim unik. " Kryeministri italian Romano Prodi ka thënë se Serbia nuk duhet të ndjehet "e braktisur" nga Europa pasi Kosova u shkëput në fundjavë. Spanja thotë se qeveria e Spanjës nuk do të njohë akt unilateral të shpallur dje nga Asambleja e Kosovës." | LOKALE Serbët e Kosovës reagojnë pas pavarësisë18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Mbledhja e KS-së për Kosovën pa rezultat 18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Chernomyrdin: U përpoqëm t'i ulim palët18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore BE diskuton për takimin18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Shqiptarët e Maqedonisë festojnë për Kosovën17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore Bota reagon për pavarësinë17 shkurt 2008 | Rajoni Ruecker: Presim ende udhëzim nga Nju Jorku17 shkurt 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||