|
Ruecker: Presim ende udhëzim nga Nju Jorku | |||||||||||||||||||||||
Shefi i UNMIK-ut Joackim Ruecker i ka thënë BBC-së se po pret ende një udhëzim nga Nju Jorku për t'iu përgjigjur gjendjes së krijuar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Ai ka thënë se në një farë mënyrë dita e sotme shënon një fazë të re në Kosovë, por ka refuzuar që të jap qëndrimin për situatën e re. Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Ruecker. BBC: Cili do të jetë tani qëndrimi i UNMIK-ut për shpalljen e pavarësisë së Kosovës? BBC: E besoni se mund të menaxhoni me situatën e krijuar dhe me krizat e mundshme? BBC: Por ju keni thënë se status - quo është e paqëndrueshme, tani keni një status të ri të Kosovës. Si do të veproni? BBC: Por kemi një situatë të re edhe në veri të Kosovës. A mund të presim përshkallëzime atje, meqë serbët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të mbeten pjesë e Serbisë? Zoti Ruecker: Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe ajo është baza e aktiviteteve tona, e pranisë civile dhe asaj ushtarake. Si shtesë e kësaj ne jemi të udhëzuar edhe nga deklarimet e Grupit të Kontaktit në fillim të bisedimeve për statusin, dhe ato parime flasin për integritetin e Kosovës dhe veriu është pjesë e Kosovës. Por ta shohim, dhe do të bëjmë çmos që kjo të zbatohet. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||