BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 07 dhjetor 2007 - 07:40 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
NATO-ja do të mbajë trupat në Kosovë
Selia e Natos
Ministrat e NATO-s mblidhen në Bruksel
Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë filluar bisedimet në Bruksel gjatë të cilave pritet të konfirmojnë se Alanca do të vazhdojë të mbajë forcat e saj në Kosovë në nivelin e tanishëm edhe pas kalimit të afatit të ditës së hënë që shënon përfundimin pa marrëveshje të bisedimeve për Kosovën.

Në fjalimin e tij të hapjes sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se organizata ishte e angazhuar për të ruajtur qendrueshmërinë në rajon dhe se do të veprojë me vendosmëri kundër atyre që përdorin dhunë.

NATO ka tani rretj 16 mijë trupa në Kosovë. Ministrat e Jashtëm pritet të bien dakord që ato të qëndrojnë atje.

Ndërsa bisedimet Prishtinë-Beograd përfunduan pa marrëveshje burime të NATO-s thonë se ato shpresojnë se angazhimi për t'i mbajtur trupat atje do të ketë një ndikim qetësues.

Tani pritet që gjatë vitit të ri Kosova të shpallë pavarësinë - një hap që kundërshtohet nga Serbia dhe Rusia.

Takimi do të jetë gjithashtu një mundësi për të provuar marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergi Lavrov, pritet të vizitojë selinë e NATO-s për herë të parë që kur presidenti Vladimir Putin nënshkroi ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin që kufizon Forcat Konvencionale në Evropë.

Në fakt e ardhmja e Kosovës do të jetë një nga çështjet që mund të ngrihen kur minitri i Jashtëm rus të bashkohet me homologët e tij të NATO-s.

Zyrtarët e NATO-s thonë se nuk presin ndonjë përparim në fushat ku ka mosmarrëveshje me Rusinë por ata thonë se do të ndjekin me kujdes sinjalet që do të dërgojë zoti Lavrov.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Solana flet për qetësi në Kosovë
09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Apel drejtuar BE-së për Kosovën
08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Banorë serbë përleshen me rojat e Rucker-it
08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
NATO-ja do të mbetet në Kosovë
07 dhjetor 2007 | Rajoni
Ambasadorët e NATO-s vizitojnë Kosovën
03 prill 2007 | Faqja Kryesore
NATO nuk do ta tolerojë dhunën
25 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>