|
Banorë serbë përleshen me rojat e Rucker-it | |||||||||||||||||||||||
Një grup banorësh serbë të fshatit Gorazhdevc, 90 kilometra në perëndim të Prishtinës, janë përleshur të premten me rojat personale të shefit të UNMIK-ut, Joackim Ruecker dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralit Xavier De Marnac. Përleshja ka ndodhur gjatë një vizite të dy udhëheqësve më të lartë të pranisë ndërkombëtare në fshatin Gorazhdevc, të komunës së Pejës, të banuar me shumicë serbe, në përpjekje të inkurajimit të tyre për t'u përfshirë në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Prania e udhëheqësve të lartë ndërkombëtarë në fshat ka shkaktuar protestë të një grupi të vogël të serbëve, që ka çuar drejt përleshjes fizike me rojat e komandantit të KFOR-it. Tani për tani nuk bëhet me dije për pasojat, por mediat serbe të Beogradit kanë njohtuar se një numër banorësh kanë marrë lëndime të lehta. Zyrtarë të policisë thanë se në Gorazhdevc ka ndodhur një akt i prishjes së rendit dhe qetësisë publike, por nuk dhanë më shumë hollësi rreth incidentit të së premtes. Sipas tyre një numër banorësh serbë janë marrë në pyetje në stacionin e policisë të fshatit. Ndërkohë shefi i UNMIK-ut, Joackim Ruecker, e ka fajësuar drejtpërdrejt Beogradin zyrtar për nxitje të incidentit, të cilin e ka cilësuar si të papranueshëm. "Do ta paraqes këtë në Këshillin e Sigurimit dhe kjo çka ndodhi këtu është e papranueshme. Ky incident është i nxitur shumë nga Beogradi", ka thënë Joackim Ruecker. Qëndrimi i dy udhëheqësve të lartë ndërkombëtarë në fshatin Gorazhdevc ka pasuar vizitën e tyre në vendbanimet me shumicë serbe, në pjesë të ndryshme të Kosovës, në ditën e dorëzimit të raportit të Treshes Ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Manifestim për Kosovën në Londër09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore NATO-ja do të mbajë trupat në Kosovë07 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Solana flet për qetësi në Kosovë09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||