|
Manifestim për Kosovën në Londër | |||||||||||||||||||||||
Disa qindra shqiptarë me banim në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan të dielën para selisë së qeverisë britanike në Downing Street, në mbështetjeje të pavarësisë së Kosovës dhe në shenjë falenderimi për qëndrimin britanik. Manifestuesit shqiptarë, të grupuar në disa shoqata që veprojnë në Britani, mbanin flamuj shqiptarë e britanikë dhe hidhnin parrulla për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës. Organizatorët thanë se kishin arritur të zhvillojnë manifestimin më të madh të shqiptarëve në Britani, që prej kohës së luftës së Kosovës. Gjatë manifestimit paqësor, pjesëmarrësit përshëndetën Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara për përpjekjet e tyre për finalizimin e statusit. Komunitetet shqiptare në diasporë kanë njoftuar për tubime të tilla edhe në vende të tjera, ditën e paraqitjes se raportit të Treshes ndërmjetësuese në bisedimet Prishtinë- Beograd. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Banorë serbë përleshen me rojat e Rucker-it08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Apel drejtuar BE-së për Kosovën 08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Solana flet për qetësi në Kosovë09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore NATO-ja do të mbetet në Kosovë 07 dhjetor 2007 | Rajoni Udhëheqës të Kosovës në Madrid05 dhjetor 2007 | Rajoni Britania mbështet pavarësinë e Kosovës05 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||