|
Apel drejtuar BE-së për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i drejtojnë bashkërisht një thirrje Bashkimit Europian që t'i përmbahet përgjegjësive që ka për Kosovën, pas dështimit të negocijatave për statusin e ardhshëm të saj. Apeli do të ketë formën e një letre drejtuar anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian, që janë të ndarë në lidhje me njohjen apo jo të Kosovës nëse, siç pritet, shumica shqiptare shpall pavarësinë nga Serbia. Disa vende, përfshirë Greqinë dhe Spanjën janë të shqetësuar për precedentin që mund të krijojë një Kosovë e pavarur. Dje ndërmjetësit ndërkombëtarë konfirmuan se nuk kishin qenë në gjendje të arrijnë ndonjë marrëveshje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Manifestim për Kosovën në Londër09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Banorë serbë përleshen me rojat e Rucker-it08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore NATO-ja do të mbajë trupat në Kosovë07 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore NATO-ja do të mbetet në Kosovë 07 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||