|
NATO nuk do ta tolerojë dhunën | |||||||||||||||||||||||
Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë, admirali Harry Ulrich tha të shtunën në Prishtinë se KFOR-i nuk do të tolerojë dhunën në Kosovë. Admirali Ulrich pas takimeve me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë tha se forcat e KFOR-it do të reagojnë me shpejtësi kundër atyre që nxisin dhunën. Admirali Ulrich u takua në Prishtinë me krerë të institucioneve vendore e ndërkombëtare, udhëheqës të opozitës dhe të komunitetit serb, për të diskutuar situatën e sigurisë në fazën e fundit të procesit të zgjidhjes së statusit. Zyrtari i lartë i NATO-s tha se kryenegociatori Martti Ahtisari ka propozuar një rrugë të qartë për të ardhmen e Kosovës, e cila nuk duhet të vihet në rrezik nga dhuna. "Niveli i ushtarëve që kemi në Kosovë është i mjaftueshëm dhe i aftë për 'u përballur me çfarëdo situate që të ndodhë, pasi unë kam besim te populli i Kosovës", tha admirali Ulrich. Ai theksoi gadishmërinë e KFOR-it për të reaguar në parandalimin e dhunës. Rol i ri Admirali Ulrich tha se pas zgjidhjes së statusit, Aleanca Veriatlantike do të ndihmojë në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. "NATO dhe KFOR-i do të kenë rol për të formuar Forcën e Sigurisë së Kosovës", tha ai. Presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu pas takimit me zyrtarin e lartë të NATO-s nënvizoi nevojën e ruajtjes së qetësisë në fazën përmbyllëse të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kryeministri, Agim Çeku ndërkaq tha se Kosova mirëpret ndihmën e NATO-s për të ndihmuar zbatimin e marrëveshjes për statusin në aspektin e sigurisë. Vizita e Komandantit të Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë, admiralit Harry Ulrich ndodh pak ditë pas lëkundjes së situatës së sigurisë në Kosovë. Kjo si pasojë e protestave të dhunshme në Prishtinë ku humbën jetën dy demonstrues. Pas protestës dha dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe kreu i policisë ndërkombëtare. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||