|
Irani reklamon fuqinë ushtarake | |||||||||||||||||||||||
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka lëshuar një paralajmërim ndaj çdo vendi që parashikon të sulmojë Iranin. Duke folur gjatë një parade ushtarake në Teheran, presidenti Ahmadinejad tha se forcat e armatosura të Iranit kishin si detyrë vetëm mbrojtjen e vendit dhe cilido që do ta sulmonte do të pendohej për këtë. "Vendi ynë gjatë të gjithë historisë nuk ka lakmuar territore apo karaktere të vendeve të tjera." "Historia e tregon qartë se ata që friksojnë, janë agresivë dhe kërcënojnë kombin iranian, nuk arrijnë asgjë përveç se pendim, turp dhe dështim," tha presidenti iranian. Gjatë paradës u prezantuan për herë të parë edhe raketat me rreze të gjatë veprimi, të cilat kalojnë distanca gati 2000 kilometra. Në manifestimin u prezantuan edhe dy avionë luftarakë të prodhuar në vend dhe që njihen si Sageh. Presidenti Ahmadinejad shkon javën e ardhshme në Nju Jork ku do të mbajë një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. | LOKALE Kouchner paralajmëron për Iranin17 shtator 2007 | Faqja Kryesore Khamenei sulmon Bushin dhe Amerikën14 shtator 2007 | Faqja Kryesore Presidenti Bush njofton tërheqje të pjesshme nga Iraku14 shtator 2007 | Faqja Kryesore Iraku kërkon ndihmë nga fqinjët09 shtator 2007 | Faqja Kryesore Irani "përparon" në fushën bërthamore02 shtator 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||