|
Iraku kërkon ndihmë nga fqinjët | |||||||||||||||||||||||
Iraku i ka bërë thirrje vendeve fqinjë që ta ndihmojnë për të siguruar kufijtë në mënyrë që të ndalohet infiltrimi i kryengritësve. Kjo thirrje e autoriteteve irakiane u bë në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë që po i zhvillon punimet në Bagdad. Ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, paralajmëroi se dhuna mund të përhapej në mbarë rajonin nëse vednet fqinjë të irakut do të lejonin kalimin tranzit të terroristëve dhe vrasësve. Në konferencë do të diskutohet dhe për krizën energjitike që po kalon Iraku dhe për çështjen e të zhvendosurve nga dhuna. 'Inkurajim' Në bisedimet në Bagdad ulen së bashku delegacione nga Siria dhe Irani, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të Lidhjes Arabe. Takimi, që është i treti i këtij lloji, zhvillohet një ditë para se ushtaraku më i lartë amerikan në Iraq, gjenerali David Petraeus, të dëshmojë në Uashington për mbarëvajtjen e luftës. Pas vizitës së javës së kaluar në Irak, Presidenti Bush tha se ishte inkurajuar nga ç'kishte parë. Sfondi i takimit Konferenca e parë e këtij lloji u zhvillua në Bagdad në mars të këtij viti. Ajo i ofroi Sirisë, Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mundësinë për t'u takuar në mënyrë jo-zyrtare dhe diskutuar për Irakun. Konferenca e Bagdadit u ndoq nga një takim i nivelit të ngjashëm në Egjipt në muajin maj, në pikën turistike Sharm el-Sheikh. Rezultati i saj ishte një Marrëveshje Ndërkombëtare për Irakun. Është fjala për një plan pesë vjeçar, i sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, për të ndihmuar në konsolidimin e paqes, qeverisjes dhe rindërtimit të vendit. Programi për takimin e radhës Ky takim i tretë, që mblidhet sërish në Bagdad, sikurse edhe i pari, do të merret me problemet e energjisë, irakianët e zhvendosur brenda vendit dhe atyre të larguar jashtë nga frika e dhunës. Në takim do të diskutohet edhe për çështjet e tjera të sigurisë, p.sh., forcimi i kontrollit kufitar. Ministri i Jashtëm i Irakut është shprehur se konferenca të tilla kanë rëndësi të madhe për uljen e tensioneve rajonale dhe ofrojnë mundësinë e dialogut mes fqinjëve të Irakut, veçanërisht mes Iranit e Sirisë, por edhe vendeve të tjera të përfshira në to, si Shtetet e Bashkura. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||