|
Khamenei sulmon Bushin dhe Amerikën | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka sulmuar ashpër presidentin Bush gjatë faljes së të premtes në Teheran. Ai shkoi aq larg sa ta krahasonte presidentin amerikan me Hitlerin apo Sadam Husseinin. Ajatollah Ali Khamenei e akuzoi Uashingtonin se e kishte pushtuar Irakun për të shkatërruar sistemin islamik në Iran. "Unë jam i sigurtë se do të vijë dita kur presidenti i tanishëm dhe zyrtarët amerikanë do të gjykohen nga një gjykatë ndërkombëtare e ndershme për tragjeditë që kanë shkaktuar në Irak", tha Ajatollah Khamenei. Korrespondentja e BBC-së në Teheran thotë se gjuha e ashpër që përdori udhëheqësi suprem i Iranit në sulmin e tij kundër Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Bush lë të kuptohet se ai e mbështet plotësisht presidentin konservator iranian Mahmud Ahmadinexhad. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||