|
Amerikanët lirojnë iranianët e kapur | |||||||||||||||||||||||
Shtatë iranianët e kapur nga amerikanët në Badgad u mbajtën për disa orë dhe pastaj u liruan duke iu dorëzuar autoriteteve irakiane. Njoftohet se ata u liruan me ndërhyrjen e qeverisë irakiane. Ambasada iraniane në Bagdad tha se iranianët po ndihmonin në rindërtimin e nënstacioneve të energjisë elektrike në Irak. Arrestimet e iranianëve erdhën gati menjëherë pasi presidenti amerikan, Xhorxh Bush bëri një sulm me fjalë të ashpra ndaj Iranit duke e akuzuar regjimin e Teheranit se po ndjek "veprimtari vrasëse" në Irak. Fjalë të ashpra Shtëpia e Bardhë tha se pjesa e fjalimit të presidentit që fliste për Iranin nuk ishte një përpjekje për të sinjalizuar ndonjë ndryshim politik, por fjalët që ai zgjodhi ishin të ashpra dhe sugjeronin një gatishmëri për të ndërmarrë veprim të rëndësishëm kundër Teheranit. "I kam autorizuar komandantët tanë në Irak që të përballen me veprimtaritë vrasëse të Teheranit," tha zoti Bush. Është e vërtetë se ky autorizim ekzistonte tashmë, por presidenti ka zgjedhur këtë moment për të rikonfirmuar këtë pikë. Zoti Bush iu referua gjithashtu ambicjeve bërthamore të Iranit dhe përsëri përdori gjuhë të gjallë. Ai tha se ndjekja e teknologjisë bërthamore prej Iranit mund të çonte në mundësinë e një holokausti bërthamor në Lindjen e Mesme. "Veprimet e Iranit kërcënojnë sigurinë e kombeve kudo prandaj Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë miq dhe aleatë në të gjithë botën për ta izoluar këtë regjim, për të vendosur sanksione ekonomike," tha zoti Bush. "Ne do të përballemi me këtë rrezik para se të jetë tepër vonë," tha presidenti amerikan. Zoti Bush nuk po sugjeron se Shtetet e Bashkuara po heqin dorë nga diplomacia, por duket se ai është i interesuar t'i mbajë hapur alternativat e tjera dhe për t'u diskutuar hapur. Ndërkohë presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, tha në një fjalim lidhur me këtë krizë të fundit se amerikanët ishin të "zënë si në çark në moçalin e krimeve të veta në Irak" dhe se fuqia e tyre atje po shkatërrohej me shpejtësi duke lënë një boshllëk pushteti në rajon. Udhëheqësi iranian deklaroi se Irani ishte i gatshëm të mbushte boshllëkun me ndihmën, siç tha ai, "të miqve rajonalë si Arabia Saudite". | LOKALE Mbahet takimi SHBA - Iran28 maj 2007 | Faqja Kryesore Takim i rëndësishëm SHBA-Iran28 maj 2007 | Faqja Kryesore Kritika të ashpra ndaj Iranit09 prill 2007 | Faqja Kryesore SHBA mohon akuzat e Iranit për torturë 08 prill 2007 | Faqja Kryesore SHBA-ja sheh me dyshim ftesën e Iranit18 mars 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||