BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 11 gusht 2007 - 06:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Trojka zhvillon bisedime në Prishtinë
Hartë e Kosovës
Ka komente se bisedimet përmes Troikës mund të jenë shansi i fundit
Treshja ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit për Kosovën arrin të shtunën në Prishtinë pas takimeve me zyrtarë të lartë serbë në Beograd.

Trojka takohet pasdite në Prishtinë me ekpin e negociuesve të Kosovës.

Këta të fundit, pritet që të mbajnë qëndrimin se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se tërësia e tokësore e Kosovës është e paprekshme dhe se plani Ahtisaari është i përmbyllur.

Ekipi Negociator Serb thotë se këmbëngul në parimet se Kosova është pjesë e Serbisë.

Pala serbe ka kërkuar që plani Ahtisaari të hiqet fare nga diskutimi.

Emisarët nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia që përbëjnë Trojkën e Grupit të Kontaktit u takuan të premten në Beograd me udhëheqësit politikë vendas.

Përfaqësuesi i BE-së në Trojkë, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, tha se kishin patur një seancë të parë të mirë dhe patën mundësinë të shpjegonin hollësitë, qëllimin, shkallën dhe mandatin e misionit.

"Ky është fillimi i një procesi që do të na çojë ne drejt dhjetorit," tha ai, duke iu referuar afatit përfundimtar 10 dhjetorit.

Trojka kërkoi nga zyrtarët e lartë serbë që të ofrojnë një alternativë, e cila do të ishte e pranueshme edhe për palën shqiptare.

Trojka tha se do të mundohet që të gjejë një zgjidhje kompromis për Kosovën në periudhën prej 120 ditësh.

Zyrtarët serbë ripërsëritën qëndrimin e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë dhe i kërkuan Trojkës që të ndikojë mbi shqiptarët e Kosovës për të mos u kërcënuar me dhunë në këtë periudhë të bisedimeve.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që të mos afatizohet procesi negociator i statusit të Kosovës.

LOKALE
Trojka në takime në Beograd
10 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Intervistë me ambasadorin amerikan, Wisner
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Intervistë me ambasadorin gjerman, Ischinger
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Ischinger flet për "shans të fundit"
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>