BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 10 gusht 2007 - 17:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Trojka në takime në Beograd

Hartë e Kosovës
Ka komente se bisedimet përmes Troikës mund të jenë shansi i fundit
Një përpjekje e re fillon të premten për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për statusin politik të Kosovës.

Emisarët nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia janë në Beograd për bisedime me udhëheqësit politikë.

Në Beograd, trojka ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit politikë, përfshirë presidentin e Serbisë dhe kryeministrin.

Përfaqësuesi i BE-së në Trojkë, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, tha se sot patëm një seancë të parë të mirë dhe patëm mundësinë të shpjegonim detajet e qëllimin, shkallën dhe mandatin e misionit. "Ky është fillimi i një procesi që do të na çojë ne drejt dhjetorit," tha ai, duke iu referuar afatit përfundimtar 10 dhjetorit.

Më herët zoti Ishinger pati thënë se gjatë takimeve të tyre në Beograd e Prishtinë, ata nuk do të bënin propozime të reja, por do të shikonin nëse palët shqiptare dhe serbe kishin ndonjë shans për të arritur një marrëveshje lidhur me statusin afatgjatë të Kosovës.

Shqiptarët duan që Kosova të jetë e pavarur, kurse serbët kërkojnë që ajo të mbetet pjesë e Serbisë.

Propozimi i Kombeve të Bashkuara që siguron një formë pavarësie të mbikqyrur për Kosovën, u bllokua muajin e kaluar nga Rusia, e cila është aleate e ngushtë e Serbisë.

Raundi aktual i bisedimeve pritet të përfundojë në fund të dhjetorit, por Serbia dhe Rusia kanë thënë se nuk duhet të ketë kufizim në kohë.

Ndërkaq zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë kanë shprehur shqetësimin se nëse çështja nuk zgjidhet në të ardhmen e afërt, situata e sigurisë mund të përkeqësohet.

Shumë vetë besojnë se bisedimet e drejtuara nga Trojka mund të jenë mundësia e fundit për palët që të arrijnë një marrëveshje.

LOKALE
Intervistë me ambasadorin amerikan, Wisner
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Intervistë me ambasadorin gjerman, Ischinger
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Ischinger flet për "shans të fundit"
09 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>