BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 09 gusht 2007 - 10:37 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ischinger flet për "shans të fundit"
Arkiv
Grupi i Kontaktit diskuton për Kosovën
Grupi i Kontaktit u takua të enjten në Londer me përfaqësuesit e Treshes ShBA-BE-Rusi, që do të ndërmjetësojë në negociatat mes Prishtinës e Beogradit. Në takim u diskutua për vizitën që Treshja fillon në rajon të premten dhe është rënë dakord për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë gjatë gjithë procesit.

Përfaqësuesi i BE-së në Treshen ndërmjetësuese në bisedimet për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës tha se serbët dhe shqiptarët mund të përballen me mundësinë e tyre të fundit për një zgjidhje të negociuar.

Ambasadori gjerman në Londër, Wolfgang Ischinger, tha se ata do të fajësohen nëse procesi dështon.

Të premten, zoti Ischinger shkon në Ballkan me homologët e tij rusë dhe amerikanë për bisedime me udhëheqësit serbë dhe shqiptarë.

Qëndrimi i shqiptarëve

Bisedimet shtesë prej 120 ditësh për statusin e Kosovës, të cilat praktikisht fillojnë me takimin e Grupit të Kontaktit që mbahet në Londër, për Kosovën paraqesin një përpjekje të fundit të Bashkësisë Ndërkombëtare për të bindur edhe ato shtete që hezitojnë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, se ajo është zgjidhja e vetme e mundëshme.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës në prag të takimit të sotëm të Londrës.

Kryeministri thotë se ka se çka të bisedohet me Beorgradin, por kjo nuk nënkupton se mund te bisedohet edhe për pavarësinë e Kosovës.

”Kosova në këtë proces hyn me një platformë shumë të qartë e cila për Kosovën nënkupton se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, se është e panegociueshme tërësia territoriale e Kosovës dhe pakoja e Ahtisaarit. Me Beogradin ka se çka të bisedohet, por jo për këto çështje që i përmenda.

Ne do të kërkojmë nga trojka që të mos ketë propozime të reja, por të na ndihmojë në çështje për të cilat mund të arrihet progres dhe të mos humbet kohë që të diskutojmë çështjen e statusit, apo çështjen e pavarësisë apo çështjen e pakos së Ahtisaarit.

Pak kush ka iluzione se kjo periudhë shtesë se mund t’i sjellë një vlerë të shtuar kërti procesi. Por qëllimi i tij më shumë është që t'u jepet kohë disa vendeve që hezitojnë ta pranojnë realitetin dhe që të binden se pavarësia është e vetmja zgjidhje reale, e mundshme dhe e pranueshme”.

Komandanti i Natos për Evropë Admirali Hari Urlih, ka deklaruar se detyra e tyre është ruajtja e qetësisë brenda kufijve aktualë të Kosovës.

”Misioni ynë është që të garantojmë siguri në gjithë Kosovën. Procesi politik është punë e kryeministrit dhe e trojkës dhe Bashkësia Ndërkombëtare është e qartë për këtë. Derisa ky proces të vazhdojë, gjenerali Kater dhe forcat e tij do të garantojnë mjedis të qetë për të gjithë kosovarët", deklaroi Ulrih, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku.

Ulrih tha gjithashtu se NATO do të ofrojë mbështetje logjistike për zhvillimin e negociatave, të cilat parashihet që në terren të fillojnë në fund të javës. Për këtë çështje është biseduar edhe në takimet që ai ka pasur më drejtues të KFOR-it dhe të Qeverisë së Kosovës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>