BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 21 korrik 2007 - 07:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
KS ngrin bisedimet për statusin e Kosovës
Voisllav Koshtunica
Voisllav Koshtunica i kënaqur nga zhvillimet në OKB
Këshilli i Sigurimit ka ngrirë bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për shkak të kërcënimeve të Rusisë për bllokimin e miratimit të rezolutës, që i hapë rrugën pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Amerikanët dhe evropianët kanë vendosur të mos e hedhin fare në votim projekt-rezolutën e fundit, për shkak të dështimit të arritjes së marrëveshjes me Rusinë, një kundërshtare e fuqishme e pavarësisë së Kosovës.

I pyetur pse nuk u hodh në votim rezoluta në Këshillin e Sigurimit, ambasadori britanik në OKB, Emyr Jones Perry tha: "Ne nuk duam një ngjarje dramatike që do të mund të kishte pasoja në rajon. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm".

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropianë thonë se do të shtyjnë përpara rifillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për 120 ditë përmes Grupit të Kontaktit, ku asnjë nga 6 anëtarët nuk ka të drejtë vetoje.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin tha se Rusia do të marrë pjesë në procesin e ri negociator.

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka reaguar ndaj dështimit të miratimit të rezolutës së re mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit, me vlerësimin se politika e përbashkët parimore e Serbisë dhe Rusisë sot ka shënuar një fitore të konsiderueshme në KS të OKB në mbrojtjen e parimeve më të përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe në mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë tokësore të Serbisë.

"Tërheqja e projekt-rezolutës së re e cila është dashur të përgatisë pavarësinë e Kosovës, ka rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe paraqet fitorën e të drejtës mbi përpjekjet që Serbisë ti grabitet një pjesë e madhe e territorit", ka theksuar Koshtunica.

Ai ka thënë se "Serbia është e gatshme për negociata të reja dhe qeveria serbe insiston kategorikisht që negociatat e reja të zhvillohen ekskluzivisht nën mandatin e Këshillit të Sigurimit, sepse vetëm ky Këshill në pajtim me Rezolutën 1244, ka mandat të merret me zgjidhjen e rregullimit të Krahinës jugore serbe".

LOKALE
Masa të rrepta sigurie në Kosovë
28 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Të hënën përsëri diskutime për Kosovën
23 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Ban Ki Moon bën thirrje për Kosovën
11 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>