|
Kuvendi voton për presidentin | |||||||||||||||||||||||
Kuvendi në Shqipëri do të votojë për herë të katërt për të zgjedhur kreun e shtetit. Në garë janë Bamir Topi dhe Neritan Ceka dhe ende është e paqartë nëse ata do të mund të marrin votat e nevojshme. Në prag të këtij votimi përfaqësues të Partisë Demokratike kanë thënë se nuk do të tërheqin kandidatin e tyre Bamir Topi. Eshtë e paqartë nëse mazhoranca do të mund të sigirojë 84 votat e nevojshme. Për një gjë të tillë do të duhen edhe votat e Partisë Aleanca Demokratike, deputet i së cilës është kandidati tjetër Neritan Ceka. Ndërsa Pirro Lutaj, deputet i PAD-së hedh poshtë mundësinë që partia e tij të mbështesë zotin Topi, në këtë mënyrë nuk do të jetë e mundur zgjedhja e tij si president. Zoti Lutaj shpreson kështu që mazhoranca më pas të reflektojë me çka do t'i hapet mundësia zoti Ceka që marrë postin e kreut të shtetit. Nga ana tjetër aleatët e tjerë të PD-së PR-ja, thotë se do të përpiqen me çdo kusht që të evitojnë zgjedhjet e parakohshme. Gjithjë këto deklarata lënë ende hapur mundësinë që të arrihet kompromis me opozitën, e cila tani duket se po pranon Neritan Cekën si një kandidat konsensual. Megjithatë e gjithë opozita e majtë këmbëngul, që të marrë pjesë në votime, tek tre të cilat ka munguar, në fillim kërkon dhe tërheqjen nga gara të Bamir Topit, në të kundërt ajo do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Një mesazh të tillë dha sërish lideri i partisë socialiste, Edi Rama. Votimi i katërt më radhë në parlament do të duhet që të tregojë realisht se pozicionet të dy blloqeve të politikës, por dhe të vetë kandidatëve. Afati i fundit kushtetues deri kur duhet të zgjidhet presidenti është 24 korriku, deri kur duhet të zhvillohet dhe raundi i pestë dhe i fundit i votimit, në të kundërt vendi do të duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. | LOKALE Opozita kërkon konsensus për Cekën19 korrik 2007 | Faqja Kryesore Opozita kërkon konsensus për Cekën19 korrik 2007 | Rajoni Të premten raundi i katërt për presidentin 18 korrik 2007 | Faqja Kryesore Opozita e ndarë për zgjedhjet17 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kandidati nga shumica Bamir Topi17 korrik 2007 | Faqja Kryesore Kandidati nga opozita Neritan Ceka17 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||