|
Kandidati nga opozita Neritan Ceka | |||||||||||||||||||||||
Deputeti Neritan Hasan Ceka, 66 vjeç, kryetar i partisë Aleanca Demokratike, është kandidati që ka dalë nga opozita e qendrës së majtë. Përfshirja e tij e papritur në garën presidenciale në raundin e tretë të votimit e nxorri atë në vend të dytë duke bërë të mundur kalimin e tij në raundin e katërt të votimit për presidentin. Ka mbaruar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Zoti Ceka iu përkushtua arkeologjisë duke qenë një nga figurat kryesore në këtë fushë. Në periudhën 1985-1990 ai ka punuar si shef i departamentit të arkitekturës në Institutin Arkeologjik dhe më vonë në periudhën 1990-1993 ka qenë drejtor i Institutit Arkeologjik. Me vendosjen e sistemit shumëpartiak zoti Ceka u përfshi në politikë. Ai ka qenë deputet që në legjislaturën e parë shumëpartiake në vitin 1991. Kryetar i grupit parlamentar të PD-së në vitin 1991, gjithashtu edhe nënkryetar i PD-së. Me largimin e një grupi deputetësh nga PD-ja ai bëhet president i Aleancës Demokratike në vitin 1992. Në periudhën 1997-1998 ai ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano. Nga viti 1998 në vitin 2005 ka qenë kryetar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Ai është tani anëtar i komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme. Zoti Ceka ka botime të shumta në fushën e arkeologjisë: Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme (1985); Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria (1994); Ilirët (2001); Apollonia e Ilirisë (1982); Butrinti (2001); Bglise (2004). (Burimi: Kuvendi i Shqipërisë) | LOKALE Opozita për zgjedhje të reja09 korrik 2007 | Faqja Kryesore Ende kërkohet kandidati konsensual05 korrik 2007 | Faqja Kryesore Bisedime të vështira për presidentin03 korrik 2007 | Faqja Kryesore Sërish Parlamenti shqiptar nuk zgjedh Presidentin e ri28 qershor 2007 | Faqja Kryesore Ende e pazgjidhur çështja e presidentit27 qershor 2007 | Faqja Kryesore Presidenti i ri të vijë nga nga politika26 qershor 2007 | Faqja Kryesore Raund i ri bisedimesh për presidentin25 qershor 2007 | Faqja Kryesore Nuk ka marrëveshje për presidentin22 qershor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||